Pas 2 dekadash, Arsenali finalist i Ligës së Kampionëve

Me një gol të Bukayo Sakës kah fundi i pjesës së parë (44′) Arsenali ka bërë dallimin në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madridit për të siguruar finalen e Ligës së Kampionëve.

Pas 20 vitesh në finale

“Topçinjtë” kanë siguruar finalen e parë të Ligës së Kampionëve pas 20 vitesh, ndërsa të dytën në histori. Ndeshja e parë ndaj Atletico Madridit në “Metropolitano” kishte përfunduar 1-1.

Ekipi i Mikel Artetës, që luajti fuqishëm në përballjen e kthimit duke mos lënë shumë raste për kundërshtarin, pret në finale fituesin e duelit Bayern Munchen – Paris St Germain, të cilët të mërkurën mbrëma (sonte) vendosin se cili do të jetë në finale. Përballja e parë e tyre përfundoi me rezultat të pabesueshëm, 5-4, në të mirë të parisienëve.

Pas golit të Sakës, Atletico tentoi disa herë, por Declan Rice, pastaj Gabriel e edhe David Raya u treguan vendimtarë në shpëtim të rasteve dhe ndërprerje të rrezikut.

Rasti tjetër i Arsenalit për të mos lënë dramë në fund të ndeshjes shkoi huq, pasi që Viktor Gyokeres gjuajti jashtë portës së madrilenëve, pas krosimit të zëvendësuesit Piero Hincapie.

Finalja

Tani, qoftë Bayerni apo Parisi, Arsenali pret në finalen e Budapestit më 30 maj të shtunën, me fillim prej orës 18.00 mundësinë për tu stolisur me historinë duke e fituar trofeun më të vlefshëm të futbollit ekipor evropian. E a do t’ia arrijë kësaj, do të na tregojë mbrëmja e Budapestit në të shtunën e fundit të muajit maj.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live