Biletat për Kosova – Suedia “avullohen”

Brenda tre ditëve prej se u publikua njoftimi nga Federata se biletat për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Suedisë janë në shitje, sot në biletarinë online të Federatës mund të vërehet se kanë mbetur shumë pak bileta nga 12 mijë e 500 sa ishin në dispozicion.

Perëndimi dhe Lindja janë shitur plotësisht, përkundër se FFK ka ngritur çmimet e biletave për nga 10 euro për secilin sektor. Ndërkaq shumë pak sosh kanë mbetur në tribunat prapa golave, Jug e Veri. Rreth 100.

Kosova – Suedia, është ndeshja e parë për Kosovën si vendase në kualifikime për Botërorin “USCAME 2026” ndërsa luhet më 8 shtator në “Fadil Vokrri”. Tre ditë para kësaj, Kosova është mysafire e Zvicrës.

Shtrenjtimi 50% dhe 100% nuk luajtën rol

Kujtojmë, deri në këto kualifikime, çmimet për sektorin e Perëndimit në “Fadil Vokrri” kanë qenë 20 euro, tash janë bërë 30 euro. Ndërkaq Lindja ka kushtuar 10 euro dhe është bërë 20 euro. Veriu e Jugu që kanë kushtuar nga 5, janë bërë 10 euro.

Por, përkundër shtrenjtimit 50% në sektorin Perëndim, 100% në Veri e Jug dhe 100% në Lindje, interesimi i madh për të qenë prezent në këtë ndeshje në “Fadil Vokrri” ka bërë të veten.

 

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live