
Biletat: Shqipëria – Jordania, gjysma nuk janë në shitje!
Përballja miqësore e Shqipërsië ndaj Jordanisë si duket do të kalojë në një atmosferë të qetë, pasi që FSHF me të publikuar mundësinë për blerje biletash në një kontroll rutinor shihet se mbi gjysma e stadiumit është në gjendje – të shitura!
Kjo, bën me dije që kuqezinjtë do të kenë maksimalisht gjysmën e stadiumit të mbushur dhe atë nëse shiten të gjitha biletat që janë vënë në shitje, pasi që një numër i madh i sektoreve siç mund të shihet – janë që tani të mbyllura për blerje!
Ndeshja miqësore Shqipëria – Jordania do të luhet në “Arenën Kombëtare” të Tiranës, më datën 14 tetor me fillim prej orës 19.00. Kjo ndeshje luhet tre ditë pasi që kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjen jetike të Grupit K kualifikues për Botërorin 2026, ndaj Serbisë në Leskovac, në stadiumin “Duboçica”.
Përndryshe për këtë miqësore, FSHF ka vendosur çmime relativisht të lira të biletave, që sillen prej 10 euro e tutje, varësisht prej sektorit të lirë.