
Bora dhe Hellems – ndajnë rrugët!
Ndër lojtarët më të dalluar deri tani në ekip, Jericole Hellems dhe Bora, kanë ndarë rrugët. Përmes një njoftimi Bora ka bërë të ditur se kanë vendosur t’i ndajnë rrugët, pa dhënë ndonjë shpjegim shtesë.
“Klubi ynë dhe lojtari Jerico Hellems kanë vendosur të ndajnë rrugët.
E falënderojmë Jericon për kontributin, angazhimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës së tij në klub.
I urojmë shumë suksese në vazhdim të karrierës!” — shkroi klubi i Borës në njoftim.
Hellems që kishte shkëlqyer në vitet e kaluara te Vëllaznimi, këtë stinor u bë pjesë e Borës. Ai aty luajti me mesatare prej 29.4 minutash për ndeshje, duke dhënë 13.4 pikë, 4.6 asistime dhe 7.4 kërcime për lojë.
Mbetet të shihet se cili lojtar do të arrijë të zëvendësojë të dalluarin Hellems, njashtu edhe arsyeja e largimit të tij.
