Foda shton edhe Fazlijin në ekip

Selektori i Kosovës, Franco Foda, do të ketë edhe një lojtar shtesë në dispozicion për ndeshjet e rëndësishme dhe vendimtare të Ligës së Kombeve ndaj Izraelit dhe Irlandës.

FFK ka bërë të ditur se grumbullimit të dardanëve i është bashkuar edhe Betim Fazliji, futbollist i St Gallenit. Ai tashmë është në dispozicion të gjermanit dhe do të jetë mundësi shtesë për planet e lojës ndaj kundërshtarëve të përmendur.

“Betim Fazliji i bashkohet Dardanëve!
Futbollisti i St. Gallenit, Betim Fazliji, i është bashkuar Kombëtares së Kosovës, duke u vënë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për dy ndeshjet e këtij muaji kundër Izraelit dhe Irlandës.
Mirë se vjen, Betim!” — shkroi FFK në njoftim.

Shiko: FTESAT, ORARI, REZULTATET DHE TABELA

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live