
Kosova
Nisin përgatitjet për duelet vendimtare!
Dardanët nisin përgatitjet për sfidat ndaj Izraelit dhe Irlandës!
Kombëtarja e Kosovës ka nisur sot në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali përgatitjet për dy ndeshjet e radhës, kundër Izraelit dhe Irlandës.
Në stërvitjen e parë morën pjesë 15 futbollistë, ndërsa pjesa tjetër e ekipit zhvilloi seancë rigjeneruese në palestrën e hotelit.
Atmosfera në kamp është shumë e mirë, me futbollistët që po punojnë me përkushtim dhe intensitet maksimal për dy sfidat e radhës.
Dardanët të shtunën përballen me Izraelin në Prishtinë, ndërsa tri ditë më vonë udhëtojnë drejt Irlandës për ndeshjen e radhës.
Shiko: FTESAT, ORARI, REZULTATET DHE TABELA
