
Dalin në shitje biletat shtesë për Kosova – Izraeli
Përmes një njoftimi të lëshuar sot, FFK ka bërë të ditur se janë hedhur në shitje biletat shtesë për ndeshjen Kosova – Izraeli, pasi që kanë marrë konfirmimin nga Federata e ekipit kundërshtar që tifozët e tyre nuk do të udhëtojnë për në Prishtinë.
Me këtë, tashmë minimialisht pritet të jenë mbi 12 mijë “dardanë” në tribuna për këtë duel jashtëzakonisht të rëndësishëm për Kosovën, më 14 nëntor ndaj Izraelit, që i paraprin duelit vendimtar, ndaj Irlandës në Dublin më 17 nëntor.
“VAZHDON SHITJA E BILETAVE PËR NDESHJEN KOSOVË – IZRAEL!
Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë tifozët se vazhdon shitja e biletave për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Pas konfirmimit zyrtar nga Federata e Futbollit e Izraelit se tifozët izraelitë nuk do të udhëtojnë drejt Kosovës, sektori i tribunave i rezervuar paraprakisht për ta, në përputhje me rregulloret e UEFA-s, tashmë është liruar dhe është në dispozicion për blerje nga tifozët vendas.
🔗https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do
💙💛 Ftojmë të gjithë tifozët dardanë që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të siguruar biletat e tyre dhe për të qenë pranë Kombëtares në këtë përballje të rëndësishme.
🇽🇰 Të bashkuar në tribuna, në mbështetje të Dardanëve!” — shkroi FFK në njoftim.
