Bora zyrtarizon qendrën Thomas

Basketbollisti amerikan që luan në pozitën e qendrës, Lance Thomas është lojtar i ri i Borës. Ekipi prishtinas zyrtarizoi lojtarin e ri në ekip mbrëmë, ndërsa ai është 208 centimetra i gjatë.

Thomas ka përvojë ndërkombëtare, kryesisht në ekipet latino-amerikane ku ka qenë pjesë e Dorados në Meksiko e Llaneros në Venezuelë. Së fundi ka qenë pjesë e ekipit nigerian Thunder.

Te ekipi nigerian ai ka pasur mesatare prej 14.5 pikësh për ndeshje, 5.8 kërcimesh dhe 2.3 asistimesh. Me ardhjen e tij, Bora pritet të jetë edhe më e fortë nën kosh, ndërsa ekipet këto ditë po kryejnë përgatitjet e fundit para ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live