
Bujar Loci mbetet përzgjedhës, deri në fund të ciklit parakualifikues
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka bërë të ditur përmes një njoftimi një ditë më parë se përzgjedhësi aktual i Kosovës, Bujar Loci, do të vazhdojë të mbetet në detyrën e tij së paku deri në fund të ciklit parakualifikues të Kosovës për Eurobasket 2029!
Në mbledhjen e Bordit të FBK-së është marrë vendimi që pejani Loci të mbetet në detyrë deri në fund të ciklit, ku Kosova si kundërshtar në grup ka Shqipërinë dhe Sllovakinë. Parakualifikueset për Eurobasket 2029 janë niveli më i ulët i nivelit kualifikues dhe ka shumë punë për të shkuar në kualifikime të rregullta. Por, fitorja ndaj Shqipërisë ka dhënë shpresa e tani Kosova si duket do të luftojë me Sllovakinë për vend të parë në grup – edhe pse ka ende lojë për t’u luajtur.
“Emëron z. Bujar Loci përzgjedhës të Përfaqësueses A të Kosovës për ciklin e para-kualifikimeve për FIBA EuroBasket 2029.” — shkroi FBK në njoftim.
Cikli parakualifikues për Eurobasket 2029 zgjat deri më 5 korrik të vitit të ardhshëm kur edhe kuptohet se cili/cilat ekipe nga grupi do të kalojnë tutje.
GJENDJA NË GRUPIN PARAKUALIFIKUES
TABELA AKTUALE:
1. Kosova 1-0 (+15) 2 pikë,
2. Sllovakia 1-0 (+10) 2 pikë,
3. Shqipëria 0-2. (-25) 2 pikë.
Orari dhe rezultatet e ndeshjeve të Grupit C:
27 nëntor 2025,
Sllovakia-Shqipëria 73-63
30 nëntor 2025,
Shqipëria-Kosova 84-99
27 shkurt 2026,
Kosova-Sllovakia
2 mars 2026,
Shqipëria-Sllovakia
2 korrik 2026,
Kosova-Shqipëria
5 korrik 2026,
Sllovakia-Kosova.
Kosova përndryshe në basketboll pos Arben Krasniqit dhe për një periudhë të shkurtër Andin Rashicës e Ilir Selmanit, si përzgjedhës kryesisht ka pasur trajnerë të huaj si Brad Greenberg, Rami Hadar, Damir Mulaomerovic, Christos Marmarinos dhe së fundi francezi Jean-Denys Choulet.
