
Cingu do të bart edhe fanellën e Prizrenit
Skuadra e Prizrenit ka bërë të ditur sot se ka siguruar shërbimet e basketbollistit të Vëllaznimit, Eden Cingu. Ky i fundit, ka vazhduar kontratën me Vëllaznimin si një lojtar i ri dhe me perspektiv, por në saje të mundësisë së pajisjes me licensë të dyfishtë, ai do të mbrojë edhe ngjyrat e bardhezinjëve nga Prizreni.
Cingu, nuk ka pasur minutazhë të madhe te Vëllaznimi në dy stinorët e kaluar, ndërsa këtë stinor do të mund të merr minuta edhe në Ligë të Parë, duke qenë pjesë e Prizrenit, të cilët presin paraqitje solide nga
“Një lojtar i ri me potencial të madh, gati të tregojë forcën dhe pasionin në parket – këtë sezon do të luajë me licencë të dyfishtë, duke sjellë më shumë fleksibilitet dhe energji për klubin. Mirë se vjen në familjen tonë, Eden!” — shkroi njoftimi i KB Prizrenit sot.
Prizreni pas shtatë stinorëve pjesëmarrjeje në Superligë ka rënë këtë stinor në Ligë të Parë dhe do të tentojë të arrijë rikthimin e menjëhershëm në elitë.