Debakël i Kosovës U-19 në 10 minutat e fundit

Edhe pse pjesa e parë kaloi pa gola, nisi mirë pjesa e dytë pësimi i një goli nuk do të thoshte diçka shumë, 10 minutat e fundit ishin katastrofale për Kosovën U-19 në ndeshjen e djeshme ndaj Norvegjisë U-19.

Dardanët e rinj pësuan nga bashkëmoshatarët norvegjez në “Odd Stadion” të Skienit të Norvegjisë 4-0 [Røssing-Lelesiit 64′, 88′ (p); Nilsen-Modebe 82′, 90’+1] për të dalë me goldallim të keq nga ndeshja e parë kualifikuese për EURO U-19.

Selektori Albert Bunjaku në lojë shtriu këtë formacion: Gutaj; Selimi, Salihu, Cena, Bajraktari; Krasniqi, Maksutaj, Llumnica; Rrahmani, Ahmeti, Abdullahu.

Humbja bën që Kosova të zbesë mjaft gjasat për shpresa për kualifikim, pasi që pos Norvegjisë U-19 në grup është edhe Gjermania U-19 që në ndeshjen e parë mposhti Armenin U-19, 7-0.

Ndeshjet e ardhshme të Kosovës luhen në këto data:

11 tetor, Gjermania – Kosova
14 tetor, Kosova – Armenia.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live