
Derbi Prishtina-Ballkani nuk luhet në “Fadil Vokrri”
Dueli derbi i Superligës, ndërmjet lideres Prishtina dhe ndjekësit të parë të tyre, Ballkani, nuk do të luhet në “Fadil Vokrri” bëri të ditur FC Prishtina pak më parë.
Sipas njoftimit, ekipi nga kryeqyteti që do të duhet të ishte nikoqir i kësaj ndeshjeje ka bërë të ditur se ndeshja do të bartet në “Kampin Nacional” në Hajvali, ku reprezantcioni i Kosovës i zhvillon stërvitjet para ndeshjeve.
TABELA AKTUALE
“Ndeshja ndërmjet FC Prishtinës dhe FC Ballkanit, e vlefshme për javën e 8-të në Superligën e Kosovës, do të zhvillohet këtë të shtunë, më 4 tetor, me fillim nga ora 15:00, në Kampin Nacional në Hajvali.
Ky ndryshim i lokacionit vjen për shkak të nevojës për mirëmbajtje dhe përpunim të fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e ardhshme të Kombëtares së Kosovës.
Përballja mes Prishtinës dhe Ballkanit konsiderohet si takimi kryesor i javës së 8-të, në Albi Mall Superligën e Kosovës.” — shkroi FC Prishtina në njoftim.
Prishtina lidere ka 16 pikë. Ballkani ndjekës i ka 15 pikë. Të dyja skuadra janë në formë të mirë, ndërsa në xhiron e fundit kanë shënuar fitore të thella ndaj kundërshtarëve të tyre. Prishtina mposhti Ferizajin si mysafir 0-5, Ballkani Prishtinën e Re, 0-3.