
Derbi prizrenas i Ligës së Parë, i takoi PC Prizrenit
Skuadra lidere e Ligës së Parë, PC Prizreni ka shënuar fitore në derbin lokal ndaj NewBasketit të zhvilluar në ndeshjen e fundit të xhiros së dhjetë. PC Prizreni ka qenë në cilësi të mysafirit sonte në “Sezai Surroi”, ndërsa fitoi ndeshjen me afro 40 pikë dallim, 83-122.
Dallimi i madh në rezultat u bë në pjesë të parë, ndërsa në pjesë të dytë ekipi i Arbnor Rifatit vetëm menaxhoi rezultatin për të çuar ekipin drejt fitores së sigurt.
TABELA AKTUALE E LIGES SE PARE
Te ekipi fitues koshashënues më i dalluar sonte ka qenë Besim Bytyqi me 29 pikë. Ndërsa Edmond Kryeziu luajti me 25 pikë, e Jalon Perry me 23 të shënuara.
Te NewBasket që nuk arriti t’i bëj ballë kundërshtarit sonte, koshashënues më të dalluar kanë qenë Ismail Voca me 18 pikë dhe Ujkan Karanezi me 17 të shënuara.
Pas kësaj ndeshjeje, PC Prizreni bëhet me bilanc 8-1, ndërsa NewBasket i Arben Elshanit bëhet me 7-2.
