Donjeta Sadiku merr të artën në Sofje

Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e artë në turneun e 77-të ndërkombëtar të boksit “Strangja 2026”, që u mbajt në Sofje të Bullgarisë.

Boksierja jonë triumfoi në finale ndaj brazlianes, Rebeca De Santos, kategoria -60 kg. Në përgjithësi, Donjeta shënoi katër fitore. Sadiku e kishte fituar të artën edhe vitin e kaluar.

Turneu “Strangja” është më i vjetri në Evropë, në të cilin kryesisht marrin pjesë boksierët më të mirë.

 

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live