Drita mësoi kundërshtarin në kualifikime për Ligë të Kampionëve

Kampionja e Kosovës, Drita, pas rekordit të arritur në futbollin ekipor në stinorin e kaluar me kualifikimin në fazën pranverore të garës të Ligës së Konferencës, ka mësuar sot kundërshtarin e parë në kuadër të kualifikimeve për Ligë të Kampionëve.

Ekipi gjilanas do të përballet me ekipin lituanez, Zalgiris Kaunas në rrethin e parë kualifikuese, ku në dy ndeshje brenda-jashtë, do të mësohet skuadra që shkon përpara në rrethin e radhës kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Përndryshe, Drita si bartëse, do të ketë ndeshjen e kthimit si vendas, pra ndeshja e parë do të zhvillohet në Lituani, ndërkaq datat e sakta të ndeshjeve do të mësohen në ndërkohë, kurse terminet e UEFA-së për këto duele janë: 7/8 korrik dueli i parë kualifikues, 14/15 korrik ndeshja e kthimit.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live