Prishtina vazhdon me Arbër Sinanin

Basketbollisti vendor, Arbër Sinani, ka vazhduar me Sigal Prishtinën edhe për një stinor. Njoftimin e ka bërë klubi bardhekaltër sot, ndërsa Sinani do të jetë pjesë e rekord-kampiones së Kosovës edhe për stinorin 2026/27.

Përndryshe, Sinani në stinorin e kaluar ka luajtur 13 duele në Superligë dhe ka qenë si lojtar i KEK-ut në Ligë të Parë me licensë të dyfishtë. Te Prishtina ai ka pasur 16.7 minuta për ndeshje, duke dhënë 4.5 pikë, 0.6 asistime dhe 1.5 kërcime për ndeshje.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live