Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur sot përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai Surroi”.

Portokallezinjtë kanë bërë të ditur se do të zgjerojnë dhe do të bëjnë hapësirat si klubet profesioniste evropiane, investim i cili pritet të jetë i gatshëm para fillimit të stinorit të ri basketbollistik.

Aty janë paraparë të bëhen: zhveshtore moderne, dhoma e konferencave të klubit, dhoma e fizioterapisë, dhoma e rigjenerimit, dhoma e fitnesit, zyre dhe hapësira administrative, dushe, toalete dhe depo.

 

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live