Kampionati Botëror, mbyllet xhiroja e parë e grupeve

Në mëngjesin e sotëm, pas përfundimit të ndeshjeve përkatëse në Grupet K e L, është mbyllur xhiroja e parë e fazës grupore të Kampionatit Botëror.

Botërori që po zhvillohet në SHBA, Meksikë e Kanadë dhuroi plot ndeshje të forta dhe tregoi që përfaqësuese të dobëta nuk ka, me përfaqësueset debutuese që gjithashtu treguan paraqitje kryesisht të mira.

RENDITJA AKTUALE E GRUPEVE

Në sy nga xhiroja e parë e grupeve padyshim që ra fitorja e thellë e Gjermanisë ndaj Curacaos, ndërkohë zhgënjyese ishin paraqitjet e Zvicrës, Brazilit, Spanjës e Portugalisë. Asnjëra prej tyre nuk shënoi fitore në xhiron e parë.

Paraqitje solide pati Franca, ndërkohë për dallim nga koha e Southgatet, Anglia mbrëmë ndaj Kroacisë zhvilloi futboll dukshëm më të mirë e më të hapur dhe me meritë e mposhti Kroacinë.

Sonte me fillim prej orës 18:00, me ndeshjen mes Çekisë dhe Afrikës Jugore fillon xhiroja e dytë e grupeve, ndeshje e Grupit A, për të vazhduar më pas me ndeshjet përkatëse të grupeve tjera.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live