Ferizaji emëron Alban Dragushën në krye të ekipit

Tani më ish-trajneri i Prishtinës, që bëri karrierë të mirë me Ramiz Sadikun, Alban Dragusha, është emëruar sot edhe zyrtarisht si trajner i ri i ekipit të Ferizajit, që ra nga Superliga 2025/26, ndërsa në stinorin 2026/27 do të garojë në Ligë të Parë.

Dragusha si trajner i Ramiz Sadikut bëri punë shumë të mirë aty, duke rritur stabilitetin e ekipit, edhe pse shpesh lojtarët e dalluar të ekipit mirreshin nga ekipet tjera.

“FC Ferizaj ka arritur marrëveshje me trajnerin Alban Dragusha, i cili është emëruar trajner i ri i skuadrës sonë.
Dragusha vjen në Ferizaj pas angazhimit të tij te FC Prishtina dhe sjell me vete përvojë, profesionalizëm dhe ambicie për sukses.
Klubi i uron mirëseardhje trajnerit Dragusha dhe shumë suksese në krye të ekipit tonë,” shkroi FC Ferizaji në njoftim.

Në stinorin e kaluar Ferizaji u drejtua nga Arsim Abazi fillimisht, për të vazhduar më pas me Nevil Deden. Fundin e stinorit e priti me Abazin, gjithashtu, ndërsa luajti edhe finale të Kupës, ku u mposhtë dhe nuk arriti të bëj debutimin në gara evropiane.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live