
Bersant Celina kalon në Pro-ligën arabe
Futbollisti i Kosovës, Bersant Celina, do të kalojë në ekipin e Pro-Ligës arabe, Al-Ettifaq. TopSporti.com ka kuptuar nga burimet e afërta me lojtarin se mesfushori kreativ ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me ekipin e Al-Ettifaqut, ndërsa kryetrajner i ekipit aktualisht ëshët Saad Al-Shehri.
Celina i lindur në vitin 1996 që në shtator do të mbush të 29-tat, së fundi ka qenë pjesë e ekipit suedez AIK, ku në dy stinorët e kaluar ka regjistruar 68 paraqitje duke shënuar 11 herë.
Bersanti është njëri ndër lojtarët e parë që ka pranuar ta veshë fanellën e Kosovës, kur “dardanët” akoma ishin duke kërkuar pranim në UEFA e FIFA. Ai ende merr pjesë në listën e zgjeruar të kombëtares së Kosovës, ku ka të regjistruara 38 paraqitje dhe ka shënuar 2 herë.
Përgjatë karrierës së tij, Bersanti ka qenë pjesë e Manchester Cityt, Twentes, Ipswich Townit, Swanseat, Dijon, Kasimpasa dhe AIK.
