Botërori 2026, drejt fazës së eliminimit direkt

Është mbyllur edhe xhiroja e dytë e fazës grupore të Kampionatit Botëror që po mbahet në SHBA, Meksikë e Kanadë.

Kur jemi një xhiro pranë fazës së eliminimit direkt, shtatë shtete kanë grumbulluar nga gjashtë pikë. Dy fitore në po aq ndeshje deri tash kanë Meksika, SHBA-të, Gjermania, Franca, Norvegjia, Argjentina dhe Kolumbia.

Befasi mund të quhet eliminimi i Turqisë, që pësoi dy humbje në dy ndeshjet e para, kurse befasi pozitive është fakti që Kepi i Gjelbërt ka dy pikë pas dy ndeshjeve të para.

TABELAT E GRUPEVE

Ndërkohë, yjet e Botërorit po shënojnë. Leo Messi pati dy ndeshje fantastike, ku shënoi plot pesë herë. Erling Haaland e Kylian Mbappe kanë nga katër gol secili, Denis Undav e Jonathan David kanë nga tri, kurse mes shumë tjerëve Cristiano Ronaldo e Harry Kane kanë nga dy gola deri tash.

Tash, ndeshjet e të njëjtit grup luhen në kohë të njëjtë, deri në përfundim të fazës grupore, për të vazhduar më pas me fazën e eliminimit direkt nga data 28 qershor.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live