Duka: Synimi EURO 2028! Maran: Ëndrra? Të shkojmë në Botëror

Shqipëria tashmë është më përzgjedhës të ri. Italiani Rolando Maran ka marrë detyrën për tu bërë timonier i kuqezinjëve për periudhën e radhës të ndeshjeve, ndërsa natyrisht do t’ia nis me dy miqësore veçse të aranzhuara nga FSHF përgjatë ditëve në vijim.

Maran 62 vjeçar ka përvojë të madhe në Serie B, por edhe Serie A. Duka e prezantoi si një trajner me themel, të cilit nuk duhet t’i shikohet CV-ja, pasi që është emër i njohur në futbollin italian.

Në konferencën e sotme për shtyp të FSHF-së dhe prezantimin e përzgjedhësit të ri të Shqipërisë kanë qenë prezent kreu i FSHF-së Armand Duka, pastaj selektori i ri Rolando Maran por edhe tashmë i vjetri, Sylvinho.

Duka ka theksuar se objektiv parësor i Shqipërisë është vendi i parë në Ligë të Kombeve, C, ku ka rënë Shqipëria këtë cikël e pas saj edhe kualifikimi në EURO 2028. EURO 2028 do të mbahet në ishullin britanik.

Në anën tjetër, Maran ka bërë të ditur për ëndrrën.

“Ëndrra juaj dhe e imja është të shkojmë në Botëror, të arrij të sjell ato rezultate që të gjithë i dëshirojmë. Me bindje dhe profesionalizëm, me një grup të bashkuar dhe me pak fat kjo mund të arrihet.” — kanë qenë fjalët e trajnerit italian.

Për më shumë, përzgjedhësi i ri ka thënë se do të jetojë në Shqipëri për të qenë sa më afër realitetit shqiptar.

“Vlerësim për lojtarët nuk mund të bëj tani, por ju them se i njoh të gjithë që luajnë në Itali.” — shtoi Maran.

NDESHJET E RADHËS

Më 3 qershor, Shqipëria do ta zhvillojë miqësoren e parë me selektorin e ri, ku pret Izraelin prej orës 20.00. Pas kësaj ndeshjeje, tri ditë më vonë, kuqezinjtë do të presin Luksemburgun, në orë të njëjtë. Të dyja ndeshjet luhen në “Arenën Kombëtare” të Tiranës.

ORARI NË LIGËN C TË KOMBEVE

Ndërkaq, në Ligën C të Kombeve Shqipëria në grup ka kundërshtarë Bjellorusinë, San Marinon dhe Finlandën. Ndërsa orari i ndeshjeve për ndeshjet e kuqezinjëve është ky:

26 shtator, Shqipëria – Bjellorusia
29 shtator, San Marino – Shqipëria
3 tetor, Finlanda – Shqipëria
6 tetor, Shqipëria – San Marino
12 nëntor, Shqipëria – Finlanda
25 nëntor, Bjellorusia – Shqipëria.

 

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live