
Dygolësh nga Harry Kane, Shqipëria mposhtet nga Anglia në Tiranë
Me rezultat 0-2 në të mirë të ishullorëve u mbyll ndeshja e sotnme mes Shqipërisë dhe Anglisë në Tiranë.
Duke marrë parasysh që pikët nuk kishin më rëndësi dhe pozitat përfundimtare në grup veçse ishin përcaktuar para ndeshjes, të dyja përfaqësueset e nisen ndeshjen me plot ndryshime në formacion.
Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola, e anglezët fitoren e siguruan gjatë pjesës së dytë. Ishte i zakonshmi Harry Kane (74′) dhe (82′) ai që shënoi dy herë për fitoren e anglezëve.
Siç dihet, Anglia shkon direkt në Botëror si fituese e Grupit K kualifikues, e Shqipëria Botërorin historik do ta tentojë përmes Play Off-it, ndeshjet e të cilit luhen në mars të vitit të ardhshëm.
Vlen të përmendet që Anglia përveç që e mbylli grupin kualifikues me tetë fitore në po aq takime, gjithashtu e mbyllë grupin pa asnjë gol të pësuar, me golaverazh fenomenal 22-0.
TABELA PËRFUNDIMTARE, GRUPI K:
1. Anglia 24 pikë (8 ndeshje)
2. Shqipëria 14 pikë (8 ndeshje)
3. Serbia 13 pikë (8 ndeshje)
4. Letonia 5 pikë (8 ndeshje)
5. Andorra 1 pikë (8 ndeshje)
(Për në Botërorin 2026 kualifikohet direkt vetëm fituesi i grupit. Skuadra që përfundon e dyta siguron të drejtën për ndeshje playoffi, ku duhet të kalojë dy raunde playoffi (gjysmëfinale dhe finale) për të arritur biletën e Botërorit.)
