
FFK Liga e ParëLajmet kryesore
E dyta me radhë, Prizreni në formë!
Ekipi debutues në Ligë të Parë, FC Prizreni, pas startit jo të mirë të stinorit si duket ka marrë veten dhe tani më ka dy fitore të shënuara radhazi për tu ngritur në renditje tabelare.
Bardhekaltërit nga Prizreni kanë shënuar fitore ndaj Rilindjes 1974 sot si mysafir, për të siguruar trepikëshin e dytë me radhë dhe për tu ngritur në pozitën e 13-të të renditjes tabelare, pas golave që erdhën nga Armend Kryeziu, për përfundimtaren: Rilindja 1974 – Prizreni 0-2 [Armend Kryeziu x2].
TABELA AKTUALE
Fitorja bën që Prizreni të ngritet mbi Rilindjen 1974 në tabelë, duke arritur te 9 pikëshi pas 9 xhirosh, derisa Rilindja 1974 e drejtuar nga Faruk Statovci të mbetet në 7 pikë, në pozitë të 14-të të tabelës.