Edhe Istogu ndahet me trajnerin!

Një ditë pune pas përfundimit të pjesës vjeshtore të stinorit në Ligë të Parë të Kosovës, Istogu ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me trajnerin e tyre që kaluan vjeshtën, Fisnik Gashi.

Skuadra nga Bjeshkët e Nemuna ka bërë të ditur se Gashi ka dhënë dorëheqje nga detyra e trajnerit të parë të klubit, për arsye personale. Klubi ka falenderuar Gashin për detyrën e bërë deri tani dhe i ka uruar suksese për vazhdim të karrierës.

“Fisnik Gashi jep dorëheqje nga posti i kryetrajnerit të Istogut
Trajneri i njohur kosovar z.Fisnik Gashi sot ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetrajnerit tek FC Istogu, për arsye personale.
Presidenti i klubit, kryesia e klubit, stafi dhe lojtarët e falënderojnë trajnerin e deritanishëm z.Gashi, për punën dhe kontributin e dhënë gjatë këtyre gjashtë muajve të fundit në klubin tonë.
Gashi do ta ketë gjithmonë respektin nga ana e klubit , qytetarëve dhe tifozëve istogas.
I dëshirojmë shëndet dhe suksese të mëtutjeshme z.Fisnik Gashi.” — shkroi FC Istogu në njoftim.

TABELA AKTUALE E LIGES SE PARE

Përndryshe, Istogu kreu pjesën vjeshtore të Ligës së Parë në pozitë të 12 të tabelës nga 18 ekipe. “Troftat” nga 18 ndeshjet vjeshtore kanë tubuar 18 pikë, me 4 fitore, 6 barazime, bashkë me 8 disfata.

Mbetet të shihet se si do të reagojë klubi dhe me cilët trajnerë do të hyjë në bisedime për të nisur sa më shpejt përgatitjet për pjesën pranverore të stinorit, ku gjithçka bëhet më nxehtë në Ligë të Parë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live