Edhe një shtesë vendore te Vëllaznimi

Ekipi gjakovar që iu rikthye Superligës përmes “WildCard”, Vëllaznimi, ka zyrtarizuar mbrëmë edhe një lojtar vendor për stinorin 2026/27. Kuqezinjtë kanë bërë të ditur se kanë siguruar shërbimet e basketbollistit Ardian Ibishi, që në stinorin e kaluar ka veshur fanellën e Prishtinës.

“KB Vëllaznimi vazhdon ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, duke zyrtarizuar Adrian Ibishin si afrimin e radhës.
21-vjeçari, me gjatësi prej 2.04 centimetrash, luan në pozitën e qendrës dhe vjen për t’i shtuar skuadrës prezencë dhe forcë nën tabelë.
Ibishi ka luajtur te Prishtina e Re, Sigal Prishtina, KEK-u dhe Drita, duke grumbulluar përvojë në basketbollin kosovar. Në edicionin e fundit ishte pjesë e gjilanasve që kishin siguruar elitën e basketbollit kosovar.
Përveç eksperiencës në klube, Ibishi ka përfaqësuar edhe Kosovën në nivel ndërkombëtar, duke qenë pjesë e Përfaqësueses U20 në FIBA U20 European Championship Division B 2024.
Tash, djaloshi i ri nis një kapitull të ri në Gjakovë, aty ku do ta mbrojë fanellën kuq e zi.” — shkroi KB Vëllaznimi në njoftim.

Te Prishtina në stinorin e kaluar Ibishi luajti vetëm dy ndeshje, ku në total mori 6 minuta lojë. Ai pjesën më të madhe të stinorit e kaloi te KB Drita në Ligë të Parë, me të cilët fitoi ligën dhe kampionatin, por gjilanasit për shkak të kushteve nuk u bënë pjesë e Superligës këtë stinor.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live