Edon Maxhuni me mesatare më të mirë për tre pikë në Eurobasket

Basketbollisti i Finlandës, Edon Maxhuni, aktualisht është lojtari me mesatare më të mirë për tre pikë në Kampionatin Evropian të basketbollit. Finlanda ka arritur historinë e vendit në këtë Eurobasket, duke siguruar për herë të parë gjysmëfinalen e garës, ndërsa kontributi i Maxhunit në këtë është i pamohueshëm.

Maxhuni në total ka shënuar 12 tre pikëshe përgjatë gjithë ndesheve, duke shutuar 21 herë, për të arritur përqindjen e saktësisë, 57.1. Basketbollisti me origjinë nga Kosova ka mesatarisht 8.6 pikë për ndeshje në Eurobasket, kurse maksimalisht ka shënuar 15 pikë në një ndeshje, duke i dhënë aq Suedisë në ndeshjen e parë të evropianit dhe atë të fundit, ndaj Gjeorgjisë në çerekfinale.

I njëjti, ka bërë 2.6 asistime dhe ka 1 kërcim për ndeshje si mesatare. Finlanda në gjysmëfinalen historike për ta, do të ndeshet me Gjermaninë, që ka statusin e favoritit në këtë Eurobasket. Kujtojmë, Finlanda bëri senzacion në të tetën e finales së Eurobasketit, duke e eliminuar Serbinë, që konsiderohej favorite e madhe për titull.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live