
Erdin Hashani merr detyrën e ndihmës-trajnerit te Prishtina
Qendërmbrojtësi i dikurshëm i disa skuadrave të Superligë dhe trajneri i disa skuadrave nga Liga e Parë, si Vjosa, Vllaznia e Flamurtari – Erdin Hashani, është zyrtarizuar sot si ndihmës-trajner i ri i Prishtinës.
Ai vjen një ditë pasi që Prishtina bëri të ditur se ka ndarë rrugët me ndihmësin e deritashëm, Blerim Bunjaku.
“Stafit teknik të FC Prishtinës i është bashkuar Erdin Hashani, i cili do të ushtrojë detyrën e ndihmës trajnerit të ekipit të parë. Hashani sjell me vete përvojë të vlefshme në rolin e trajnerit, duke udhëhequr më parë skuadra nga Liga e Parë si Vjosa, Vllaznia e Pozharanit dhe Flamurtari. Po ashtu, ai ka përvojë edhe me Kombëtaren U18 të Kosovës, duke qenë pjesë e stafit teknik. Në të kaluarën, Erdin Hashani ka qenë edhe futbollist i FC Prishtinës, duke e njohur mirë kulturën, vlerat dhe objektivat e klubit. FC Prishtina i uron Erdin Hashanit mirëseardhje dhe shumë suksese në angazhimin e ri.” – shkroi FC Prishtina në njoftim.
