
FBK Superliga
FBK publikon shpërblimet financiare për Superligën dhe Kupën e Kosovës
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka bërë të ditur sot se janë marrë disa vendime në mbledhjen e Bordit të saj, ndërsa ndër të tjera janë miratuar edhe shpërblimet financiare për ekipet e Superligës dhe fituesin e Kupës së Kosovës.
Kështu, fondi i shpërblimeve për pjesëmarrësit e gjysmëfinales së playoffit në Superligës është 24 mijë euro, ku edhe pse e paqartë ndarja, pritet që secili ekip gjysmëfinalist i playoffit të përfitojë 8 mijë euro për arritjen e këtij suksesi në stinorin që vjen, 2026/27.
Gjithashtu, FBK ka bërë të ditur se fituesi i Kupës së Kosovës do të përfitojë direkt 10 mijë euro në të holla.
