Drita, e mbijetuara e vetme nga Superliga në gara evropiane

Drita është ekipi i vetëm i mbetur në garë nga Superliga e Kosovës në gara evropiane këtë verë. Gjilanasit përkundër se me mund të madh, kanë arritur të kalojnë kundërshtarin maltez në raundin e dytë kualifikues për Ligë të Evropës, Floriana, për të siguruar raundin e tretë kualifikues.

Aty, ekipi i drejtuar nga Zekirija Ramadani do të ketë përballë ekipin e San Marinos, Tre Fiori. Ndërkaq në total, sipas garave ekipet e mbetura shqiptare në gara evropiane janë si mëposhtë, ku mund të gjeni edhe oraret e ndeshjeve të tyre në raundin e radhës.

Skuadrat shqiptare të mbetura në gara evropiane.

Në raundin e tretë kualifikues për Ligë të Konferencës janë, Drita (Gjilan), Dinamo (Tiranë) dhe Shkëndija (Tetovë).

DUELET E PARA:

4 gusht
18.00, Auda (Letoni) – Dinamo City

6 gusht
21.00, Tre Fiori (San Marino) – Drita

6 gusht
21.00, Hibernian (Skoci) – Shkëndija

DUELET E KTHIMIT:

13 gusht
19.00, Dinamo City – Auda

13 gusht
19.00, Shkëndija – Hibernian

13 gusht
19.00, Drita – Tre Fiori.

Skuadrat shqiptare të mbetura në garë për Ligë të Evropës, raundi i tretë kualifikues: 

DUELI I PARË:

4 gusht
21.00, Shamrock Rovers (Irlandë) – Engatia

DUELI I KTHIMIT:

13 gusht
21.00, Egnatia – Shamrock Rovers.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live