FFK gjobitet, pas ndeshjes ndaj Suedisë

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka marrë një gjobë të lehtë për shkak të shkeljeve në ndeshjen Kosova – Suedia, të cilën Kosova e fitoi 2-0. Në njoftimin e fundit të botuar në faqen zyrtare të FIFA-së, kreu i të cilës viziton sot Prishtinën, është bërë e ditur se FFK është gjobitur me 1 mijë franga zvicerane.

FIFA ka konstatuar shkelje të nenit 17.2c, të nenit 17 të saj, ku thuhet se ka pasur parregullsi në aspektin e ndezjes së fishekzjarreve ose mjeteve tjera.

Pos kësaj, Lindon Emërllahu që mori karton të kuq në po atë ndeshje duke marrë shpejt dy kartona të verdhë për tu përjashtuar nga ndeshja është gjobitur me 5 mijë franga sipas nenit 14, për sjellje të pahijshme të lojtarëve dhe zyrtare.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live