
Florent Hasani prezantohet te ekipi lider
Një stinor vjeshtor shumë i suksesshëm për Florent Hasanin në Ligën e Dytë të Turqisë, pritet të bëhet edhe më i mirë. Futbollisti ofanziv i Kosovës që deri tani ishte pjesë e Bolusporit ka ndarë rrugët me klubin e tij dhe ka kaluar te lideri i Ligës së Dytë turke, Amedspor.
Amedspor ka prezantuar mbrëmë Hasanin si lojtar të ri të ekipit, ndërsa ky në vjeshtë shënoi 14 gola dhe 4 asistime te Boluspor, te të cilët si duket financat nuk janë në nivel të duhur dhe është raportuar se kanë vonesa në rroga të futbollistëve.

E lideri Amedspor, që po kërkon futjen për herë të parë në Superligën turke, nuk e ka humbur rastin dhe për shumë rreth 500 mijë euro ka kryer transferin e Hasanit (28) në ekip, duke e prezantuar dje.
Kujtojmë, vushtrriasi pos Turqisë ka bërë karrierë edhe në Rumani (Rapid 1923), Hungari (Diosgyor, Gyirmot), Izrael (Hapoel Kfar Saba) dhe Shqipëri (Tirana). Florenti ka regjistruar edhe 8 paraqitje me Kosovën, ku ka shënuar 1 gol.
