
FSHF: Të gjitha biletat janë shitur për ndeshjen Shqipëria-Letonia
Përmes një njoftimi të lëshuar disa orë para ndeshjes, FSHF ka bërë të ditur se të gjitha biletat janë shitur për duelin Shqipëria – Letonia. Në tribuna të “Arenës Kombëtare” pritet të jenë 16 mijë e 500 shikues me rastin e njoftimit nga FSHF, por aty nuk do të jenë Tifozat Kuq e Zi. Kjo pasi që një pjesë e stadiumit është e mbyllur për tifozët, për shkak të “incidenteve” në ndeshje ndaj Serbisë!
Për duelet e Shqipërisë biletat janë shitur zakonisht shpejt, por me rastin e bojkotit që po i bëjnë tifozët e vërtetë të kuqezinjëve, shitja ka vazhduar deri në ditën e ndeshjes, bile FSHF hodhi edhe biletat fizike në shitje para stadiumit ditë më parë.
Sonte, Shqipëria pret Letoninë në ndeshjen që nis prej 20.45, ndërsa i duhet fitorja patjetër për të mbetur në garë për kualifikim në rrugë për Kampionatin Botëror “USCAME 2026”.
TABELA AKTUALE:
1. Anglia 12 pikë,
2. Serbia 7 pikë,
3. Shqipëria 5 pikë,
4. Letonia 4 pikë,
5. Andorra 0 pikë.