
Shqipëria
FSHF vendos, një italian në krye të Shqipërisë
Pasi që nuk vazhduan marrëveshjen me brazilianin Sylvinho, drejtuesit e FSHF-së kanë vendosur për selektorin e ri të kombëtares së Shqipërisë në futboll.
Sipas njoftimeve nga Tirana, timonier i Shqipërisë për së paku dy vitet në vazhdim do të jetë trajneri 62 vjeçar italian, Rolando Maran. I lindur në Trento, Maran ka karrierë të gjatë të trajnerit në ekipe të ndryshme italiane, ndërsa së fundi ka punuar te Brescia.
Triestina, Vicenza, Varese, Catania, Chievo, Cagliari, Genoa dhe Pisa – kanë qenë ekipet tjera te të cilët ka punuar Maran, ndërsa shpejt FSHF do ta prezantojë atë në konferencë për shtyp, për t’i dhënë edhe informatat shtesë për përzgjedhësin e ri kuqezi.
