Gjermania kampione e Evropës

Gjermania është kampionja më e re e Evropës në basketboll, duke e fituar atë për herë të parë që prej vitit 1993. “Pancerët” kanë mposhtur Turqinë në finale, në një finale mbresëlënëse, tepër të shpejtë, ku rezultati në fund të ndeshjes rezultati ishte 83-88.

Ky është titulli i dytë i kampionit të Evropës për Gjermaninë në histori.

Sa i përket finales, ndeshja ishte e ritmit tepër të lartë, ndërsa Turqia bëri lojë më të mirë në pjesë të parë. Në pjesë të dytë, dallimet e vogla bënë që Gjermania të marrë epërsinë, ndërsa një kërcim në sulm, u tregua vendimtar në minutën e fundit të ndeshjes, që bëri dallimin për të fituar gjermanët në fund.

Isaac Bonga ka qenë i jashtëzakonshëm për Gjermaninë sonte, duke shënuar 4/4 për tre pikë me saktësi 100% për të përfunduar ndeshjen me 20 pikë. 18 pikë i dha Franz Wagner, ndërsa Dennis Schroder kreu finalen me double-double të 16 pikëve dhe 12 asistimeve!

Te Turqia, që deri tash ishte e pamposhtur, Alperen Sengun shënoi 28 pikë, ndërsa Cedi Osman dha 23 të tjera. Turqia në anën tjetër, për herë të dytë mposhtet në finale të Eurobasketit, duke arritur të argjendtën dy herë, por asnjëherë titullin e më të mirit të Evropës.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live