Greqia e bronztë në Eurobasket!

Në një ndeshje ku Greqia dominoi në pjesë të parë, ndërsa kah fundi Finlanda ishte shumë afër medaljes kur ngushtoi gjithçka, megjithatë ekipi grek arriti të këndellet për të mos lënë befasi dhe fitoi medaljen e bronztë në Eurobasket 2025.

Greqia fitoi ndeshjen për vendin e tretë në Kampionatin Evropian, me rezultat 92-89 [24-15, 24-19, 21-22, 23-33] me një Finlandë tepër të mirë në çerek të fundit, kur ishte gati të shkrijë gjithçka.

Sidoqoftë, Giannis Antetokoumpo tregoi lojën e vetë dhe me 30 pikë, 6 asistime e 17 kërcime dominoi në fitoren e ekipit të Vassilis Spanoulisit, derisa Tyler Dorsey shënoi 20 e Vasilis Toliopoulos shënoi 15 pikë në fitore.

Te Finlanda Lauri Markannen u ndalë në 19 pikë e 10 kërcime, ndërsa 18 të tjera i dha Elias Valtonen. Edon Maxhuni luajti 16.2 minuta në këtë ndeshje, por nuk shënoi asnjë pikë përkundër tentimeve të tij.

Derisa Greqia largohet nga Eurobasket 2025 me medalje të bronztë, Finlanda gjithashtu duhet pasur mundësi gëzimi, pasi që ata për herë të parë në histori të tyre arritën gjysmëfinalen e evropianit, për të përfundar atë në vend të katërt.

Përndryshe, kjo është hera e parë që Greqia futet në podium të Eurobasketit që prej vitit 2009.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live