Ja’cori Payne (Trepça) – MVP (1)

Basketbollisti i Trepçës, që ka shkëlqyer në xhiron e parë të Superligës në përballjen e vështirë për kampionët ndaj Rahovecit 029, Ja’cori Payne, është përzgjedhur si MVP i xhiros së parë të Superligës nga FBK-ja.

Amerikani në këtë ndeshje ka arritur indeksin e efiçencës në kuotën 31, ndërsa ka dhënë 25 pikë në fitore, duke i bashkangjitur lojës së tij edhe 7 asistime e 7 kërcime në fitoren, ku ndeshja në total dha mbi 200 pikë të shënuara.

FBK ka përshkruar shkurt këtë me:

“Ja’cori Payne i Trepçës është MVP i javës së parë në ProCredit Superligë
🔥 25 pikë
💪 7 kërcime
🎯 7 asistime
📊 Indeksi 31
Paraqitje e shkëlqyer nga organizatori i Trepçës në fitoren ndaj Rahoveci 029.”

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live