Jalen Riley – përforcimi i Bashkimit për ciklin e fundit!

Bashkimi shtoi përvojë në ekip, ndërsa zyrtarizoi pak më parë basketbollistin amerikan Jalen Riley. Lojtari në fjalë 182cm. i gjatë dhe që pas tri ditësh do t’i mbushë të 33-tat, është basketbollist i pozitës playmaker, por mund të luajë edhe si “dysh” në rast nevoje.

Riley përndryshe ka përvojë të madhe në basketbollin evropian, ndërsa së fundi, vetëm këtë stinor ka ndërruar dy skuadra, e Bashkimi do të jetë i treti për të.

Ai në fillim të stinorit ka qenë pjesë e Portos, ku ka pasur mesatare prej 17.5 pikësh për ndeshje, 2.8 asistime dhe 2.2 kërcime. Kjo statistikë, vetëm për ligën portugeze, pasi që me Porton ka zhvilluar dy ndeshje edhe në Basketball Champions League si dhe pesë të tjera në FIBA Europe Cup.

Pas Portos, Riley kaloi te ekipi izraelit Elitzur Netanya. Ekipi i tij i fundit gjithashtu ishte elit në Izrael, ndërsa aty Riley luajti me mesatare prej 7.3 pikë për ndeshje, 2.9 asistime dhe 1.1 kërcime. Pas Portos dhe Netanyas, Prizreni është qyteti i tretë ku do të stacionohet së shpejti 33 vjeçari.

Bashkimi, pas pushimit 10 ditor për shkak të ndeshjeve të kombëtareve në basketboll, ka bërë përgatitjet e fundit për ciklin e fundit të dueleve të Superligë, ku në shtatë xhirot e fundit do të vendoset gjithçka sa i përket stinorit të rregullt.

Aktualisht, të drejtuar nga malazezi Igor Jovovic, Bashkimi është në pozitë të dytë të Superligës me bilanc 14-7 dhe pritet që aty ta mbarojë edhe stinorin e rregullt nëse nuk ndodhë ndonjë befasi e madhe.

Në karrierën e tij, Jalen Riley ka luajtur për këto ekipe:

2013/14 East Tennessee State Buccaneers (NCAA)
2014/15 East Tennessee State Buccaneers (NCAA)
2015/16 Patrioti Levice (Sllovaki)
2016/17 Thor AK (Islandë)
2018/19 Palangos Kursiai (Lituani)
2019/20 Cholet (Francë)
2020/21 Porto (Portugali)
2021/22 VEF Riga (Letoni)
2022/23 PAOK (Greqi)
2023/24 Jiangsu Dragons (Kinë)
2024/25 Peristeri (Greqi)
2024/25 Stal Ostrow (Poloni)
2025/26 Porto (Portugali)
2025/26 Elitzur Netanya (Izrael).

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live