Kosova U-17 mposhtet nga Irlanda

Me nga një gol të pësuar për pjesë lojë, Kosova U-17 është mposhtur nga bashhkëmoshatarët irlandezë sot në ndeshjen kualifikuese për EURO U-17.

Ka qenë Joe Byrne (44′) që i dha epërsinë Irlandës U-17, ndërsa në pjesë të dytë Ben Mahon (61′) vulosi fitoren, 0-2.

Kosova U-17 e drejtuar nga Arbnor Morina nisi ndeshjen me këta lojtarë: Shala; Sylejmani, Zogaj, Aliu, Zhushi; Babaj, Duzhmani, Alidemaj; E. Krasniqi, Mexhani dhe Mustafa. Në pjesë të dytë në lojë si zëvendësues u futën edhe: Rexhepaj, Llugaxhiu, Ibrahimi, Selmani dhe U. Krasniqi.

Kosova U-17 bën pjesë në Grupin 6 kualifikues për EURO U-17, ndërsa kjo ka qenë ndeshja e parë e kampanjës kualifikuese. Në grup janë edhe Austria dhe Ishujt Faroe.

Në vazhdim, Kosovën U-17 e presin edhe këto ndeshje, më 11 tetor Austria-Kosova, ndërsa më 14 tetor, Ishujt Faroe – Kosova.

FORMACIONET E SOTME: 

Kosova: Erlis, Zhushi, Zogaji, Sylejmani (Selmani, 71’), Aliu (Krasniqi, 87’), Duzhmani, Babaj (Ibrahimi, 71’), Alidemaj (Rexhapaj, 56’), Krasniqi (Llugaxhiu, 57’), Mustafa (C), Mexhani

Irlanda: Brunton, Spaight, O’Connor, Quigley, Prizeman, McGrath (C), Sullivan (Sheridan, 61’), Byrne (Dunne, 75’), Murphy (Spelman, 84’), TJ Molloy, Mahon (Quinn, 61’).

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live