
Kukësi në rrezik, zyrtarizon trajnerin e ri
Nuk po u shkon aspak mirë stinori 2025/26 dhe pas gjashtë xhirove të para në Kategorinë e Parë të Shqipërisë, Kukësi është në pozitën e tretë prej fundit dhe me rrezik të madh për të luftuar për mbijetesë edhe aty.
Pas rënies nga Superiorja, Kukësi ende nuk ka arritur të rikthehet në elitë të futbollit shqiptar, ndërsa tash ka rrezik që të bie edhe nga Kategoria e Parë. E për këtë, ekipi verilindor i Shqipërisë ka bërë të ditur se ka angazhuar trajnerin e ri të ekipit, pas ndarjes së rrugëve me Sadat Pajazitin.
“Futboll Klub Kukësi njofton rikthimin e trajnerit Bledar Devolli në krye të skuadrës sonë. Devolli, i cili ka drejtuar ekipin edhe dy sezone më parë, rikthehet për të udhëhequr projektin sportiv të klubit në këtë fazë të re.
Trajneri Devolli sjell me vete përvojë e tij në futbollin shqiptar, teksa e njeh mirë Kukësin, të kontribuojë në objektivat e ekipit për sezonin aktual.
Futboll Klub Kukësi i uron trajnerit Devolli mirëseardhje dhe shumë suksese në detyrën e re.” — shkroi njoftimi i FK Kukësit.
Devolli është i njohur në futbollin e Shqipërisë, por edhe të Kosovës, pasi që ka drejtuar disa ekipe këtu e së fundi ka qenë trajner i Lirisë gjatë një periudhe të stinorit të kaluar. Kukësi është në pozitë të dhjetë të renditjes tabelare në Kategorinë e Parë dhe ka 4 pikë. Lider është Skënderbeu me 16, që së fundi mundi 0-3 Kukësin.