Leci debuton me fitore te Liria

Liria i është kthyer fitores pas humbjes befasuese ndaj 2 Korrikut në xhiron e kaluar. Ekipi prizrenas, që këtë javë ndërroi trajnerin, duke larguar Klodian Duron dhe duke emëruar Liridon Lecin në krye të ekipit ka shënuar fitore ndaj Istogut për t’iu kthyer fitores.

Prizrenasit krijuan kapitalin në pjesë të parë, ndërsa në të dytën siguruan fitoren me golin e Susurit, për triumfin, Liria – Istogu 3-1 [Albion Kurtaj 15′, Ardi Ajdini 41′, Fitim Susuri 68′ — Enis Miranaj 44′].

TABELA AKTUALE

Fitorja e katërt e Lirisë ka bërë që ekipi bardhezi i Prizrenit të dalë në pozitë të tetë të klasifikimit, duke kapur 15 pikë në total, derisa ekipi kundërshstar pësoi për herë të tretë këtë stinor dhe është ndalë në 10 pikë.

 

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live