Leotrim Krasniqi rikthehet në Ligë të Parë

Së fundi ishte trajner i Lirisë dhe tregoi sukses duke e këndellur ekipin për ta dërguar deri në barazh për Superligë. Liria nuk vazhdoi me të, përkundër punës së tij të mirë aty, ndërsa mundësinë e shfrytëzoi Dinamoja, që e zyrtarizoi.

Trajneri Leotrim Krasniqi është zyrtarizuar dje si kryetrajner i Dinamos, që ditë më parë ndau rrugët me Burim Qerkinin. Krasniqi do të merr drejtimin e Dinamos, për ta ngritur skuadrën më lartë në tabelë, ndërsa pas pesë xhirove të para, ferizajasit nuk janë mposhtur akoma.

“FC Dinamo Ferizaj ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e kryetrajnerit Leutrim Krasniqi në krye të shtabit teknik.
I urojmë mirëseardhje, shumë fat, shëndet dhe suksese në drejtimin e skuadrës sonë!” — shkroi njoftimi i FC Dinamos.

Trajneri në fjalë para Lirisë ka punuar me Vëllaznimin, Drenasin dhe Vjosën, ku ka mundësuar ekipi të bëj lojë dhe ka pasur taktikë impresive për Ligë të Parë të Kosovës.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live