Liam Rosenior — trajner i ri i Chelseat!

Anglezi i ri që u dallua me menaxhimin e Strasbourgut në Ligue 1 të Francës, Liam Rosenior, është bërë edhe zyrtarisht trajner i ri i Chelseat. Londinezët e kanë zyrtarizuar atë sot, ndërsa 41 vjeçari do të shikojë ndeshjen e mesjavës ndaj Fulhamit prej tribunave, para se të dalë në stërvitjen e parë me ekipin për ndeshjen e FA Kupës, ndaj Charltonit.

“Jam jashtëzakonisht i nderuar me emërimin tim si trajner i ri i Chelseat. Të të besohet ky rol, do të thotë e gjithë bota për mua dhe dua t’i falenderoj të gjithë që morrën pjesë në këtë mundësi për të marrë këtë detyrë. Do të bëj gjithçka që të sjellë suksesin që meriton ky klub”, ka thënë Rosenior.

Enzo Maresca u nda me Chelsean pas një mospajtimi që shpërtheu në natën e Vitit të Ri, për tu larguar menjëherë nga klubi. Italiani kishte fituar dy trofe me Chelsean brenda 18 muajve aty, Ligën e Konferencës dhe Kupën e Botës për klube.

Kujtojmë, Strasbourgu është pjesë e Todd Boehly dhe Clearlake Capital – kompani që ka në pronësi disa klube, që gjithashtu kontrollon edhe Chelsean. Bashkë me Roseniorin, trajneri Kalifa Cisse, ndihmësi i parë Justin Walker dhe kryeanalisti Ben Warner do të bëhen pjesë e ekipit në “Stamford Bridge”.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live