Liria pranë mbrojtësit me përvojë nga Superliga!

Skuadra e Lirisë është pranë edhe një përforcimi të bujshëm, edhe pse në moshë. Sipas përfoljeve, prizrenasit janë shumë afër të zyrtarizojnë mbrojtësin e dalluar të Superligës, që ditë më parë zyrtarizoi ndarjen me Llapin, Muhamed Useinin.

Useini që u nda me Llapin ditë më parë, tash është në moshën 37 vjeçare, por ai pritet të bëhet përforcim i rëndësishëm i mbrojtjes së Lirisë. Tetovari 180cm. i gjatë përgjatë karrierës së tij pos Llapit së fundi ka luajtur edhe për Prishtinën dhe Gjilanin, ndërsa ka qenë pjesë e Shkëndijës, Rabotniçkit dhe Renovës në Maqedoninë Veriore.

Se a janë përfoljet e vërteta dhe se sa i është afër Liria kësaj pune, mbetet të shihet.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live