Liria rikthen portierin e dikurshëm të saj

Skuadra e Lirisë në vazhdën e përforcimeve për stinorin e ri, ka bërë të ditur sot se ka rikthyer në ekip Flamur Gashin, portierin e dikurhsëm të saj. Gashi, që së fundi ka qenë pjesë e Malishevës në Superligë dhe ka siguruar garat evropiane me ekipin, ka vendosur të kthehet në “Përparim Thaçi” për t’i ndihmuar ekipit në luftë për rikthim në elitë.

“Welcome Back, Flamur Gashi!
FC Liria njofton rikthimin e portierit Flamur Gashi, i cili ka nënshkruar me klubin për 3 sezonet e ardhshme.
Djali i qytetit rikthehet në klubin e qytetit, aty ku do të vendosë përvojën, përkushtimin dhe cilësinë e tij në shërbim të fanellës bardhezi.
Pas disa sezoneve në Superligën e Kosovës me FC Malisheva, Flamuri rikthehet në Prizren me synimin për të dhënë kontribut të rëndësishëm në portë dhe për të ndihmuar klubin në objektivat e edicionit të ri.
Me eksperiencën e fituar në nivelin më të lartë të futbollit në Kosovë, karakterin garues dhe lidhjen me qytetin, rikthimi i tij përbën një vlerë të shtuar për skuadrën tonë.
Mirë se u riktheve në shtëpi, Flamur!” — shkroi FC Liria në njoftim.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live