
Mesfushori i Vëllaznimit, zyrtarizohet te Ferizaji
Skuadra e Ferizajit që ka rënë nga Superliga në stinorin që e lamë pas, po vazhdon me përforcime për të krijuar ekip të fortë për një rikthim të menjëhershëm të mundshëm drejt elitës.
Kështu, në kuadër të përforcimeve të ekipit bardhekaltërit kanë bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me mesfushorin që në stinorin e kaluar mbrojti ngjyrat e Vëllaznimit, Ardi Shala.
“FC Ferizaj me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me mesfushorin Ardi Shala, i cili nga sot do të mbrojë ngjyrat bardhekaltër.
Shala vjen nga KF Vëllaznimi, ku zhvilloi një sezon të shkëlqyer. Gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë edhe e KF Vushtrrisë, KF Llapit dhe KF Ramiz Sadikut.
Me përvojën dhe cilësinë e tij, Ardi do të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën tonë në sezonin e ri.
I urojmë Ardit shëndet, suksese dhe një sezon sa më të suksesshëm me fanellën tonë.” — shkroi FC Ferizaji në njoftim.
