
Liria zyrtarizon golashënuesin e dalluar të Ligës së Parë!
Njëri ndër golashënuesit më të dalluar të stinorit vjeshtor në Ligë të Parë, që ka përvojë edhe nga Superliga, Theo Solomon, është lojtar i ri i Lirisë. Në fakt, ai shënoi më së shumti gola në pjesën vjeshtore të stinorit, për atë edhe Vushtrria është lidere aty.
Ekipi prizrenas që po mëton Superligën këtë stinor nga Liga e Parë, sot ka zyrtarizuar atë që po përfolej disa ditë, ndërsa ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me futbollistin nigerian, Theophilus Solomon (29).
TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË
Fuqia dhe shpejtësia e Solomonit, pritet t’i ndihmojë Lirisë në arritjen e objektivave në stinorin pranveror, ndërsa ekipi aktualisht drejtohet nga trajneri Liridon Leci.
Solomon njeh mirë futbollin e Kosovës, pasi që më parë ka qenë pjesë e Ballkanit, Gjilanit e Dukagjinit.
Liria nuk ka bërë të ditur për afatin e marrëveshjes me lojtarin në fjalë, ndërsa Solomon ka dhënë 11 gola për Vushtrrinë në pjesë të parë të stinorit në Ligë të Parë.
