Luka Modric në histori të Serie A-së

Mesfushori kroat, Luka Modric, shënoi mbrëmë golin e fitores për Milanin në duel ndaj Bolognës. Përkundër moshës, legjenda 40 vjeçare e futbollit botëror tashmë ka shënuar golin e parë të tij sezonal me rossonerët.

Por, pos tre pikëve dhe festës për golin, Modric nuk u ndalë këtu. Ai në ndërkohë hyri edhe në histori të elitës së futbollit italian, Serie A.

Me moshën 40 vjeçare e 5 ditë, Luka Modric është bërë lojtari më në moshë që ka shënuar gol në Serie A, duke e thyer kështu rekordin e mbajtur gjatë të Nils Liedholmit. Suedezi ka luajtur për Milanin rreth 15 vjet, duke e përfunduar karrierën në vitin 1961!

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live