
Ngritje rekorde e dardanëve
Kosova është ngritur përsëri në listën mujore të FIFA-së, ndërsa tani ka arritur rekordin e ri, duke u vendosur për katër pozita më lartë sesa në listën e publikuar të muajit të fundit.
Me botimin e sotëm, FIFA ka vendosur Kosovën në pozitën e 91-të të renditjes botërore të shteteve, ndërsa arsyeja kryesore e kësaj renditjeje ka qenë fitorja e madhe e Kosovës e arritur ndaj Suedisë, që është shtet i ranguar në pozitën e 32-të aktualisht, pasi pësoi rënie.
Në momentin kur Kosova e fitoi Suedinë, ka qenë në TOP-30 të botës, por skandinavët me rezultatet e arritura në shtator, tash kanë rënë për tre pozita.
E Kosova, ka fituar 14.39 pikë në total nga ndeshjet e shtatorit, për të arritur ngritjen rekorde tani, që e çon ekipin dardan në pozitën e 91-të.