
FBK Superliga
O’Showen Williams, play i ri i Pejës
Derisa verdhezinjtë bëheshin gati për të nisur ndeshjen e sonte ndaj Vëllaznimit orë më parë, në rrjetet sociale të KB Peja u shfaq përforcimi i radhës i ekipit!
Peja zyrtarizoi basketbollistin amerikan që së fundi ka qenë pjesë e ekipit boshnjak Sloboda, ndërsa O’Showen Williams 179cm. i gjatë pos ligës boshnjake ka luajtur edhe në ABA Liga 2.

Në ligë, Williams ka luajtur me mesatare prej 13.4 pikësh për ndeshje, 4.3 asistimesh dhe 2.5 kërcimesh, ndërsa në ABA-2 shënoi mesatarisht 12 pikë, 6.2 asistime dhe 3.4 kërcime.
Basketbollisti 28 vjeçar para se të bëhej pjesë e Slobodës ka luajtur për Karlrsuhe Lions në Bundesliga 2, Wurzburg në Bundesligë dhe Terme Podcetrtek të Sllovenisë.
